Arkapia nga Elsa Demo – A është nxituar Kumbaro me ndryshimet në art dhe kulturë?

2018-05-11 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e ftuar në emisionin "Arkapia" me gazetaren Elsa Demo ka folur për skandalin e publikuar në emisioni "BOOM" për Teatrin e Kukullave.

Kumbaro tha se përveç institucioneve të tjera, ministria ka ngritur një grup për hetim administrativ, proces i cili do të mbyllet shumë shpejt. Por ajo theksoi se duhet të priten që të mbyllen hetimët dhe më pas flitet.

Pjesë nga intervista

Kumbaro: Pas publikimit të pamjeve në televizionin, në ekranin e të cilit ndodhemi me urdhër të ministrit është ngritur një grup për hetim administrativ. Kjo është një procedurë normale administrative që çdo institucion mund ta marrë, duke mos e ngatërruar këtë gjë me procese të tjera hetimore që mund të bëjnë institucione të tjera, të cilët kanë filluar punën dhe janë në proces që do të mbyllet shumë shpejt.

Në të njëjtën kohë ne gjithashtu ne kemi bërë njoftimet (kjo nuk ka lidhje me njëra-tjetrën janë thjesht koicidenca në të njëjtën kohë) për të hapur konkursin, por ende nuk kemi bërë shpalljen sepse do të mbyllim këtë proces hetimor administrativ për të shpallur konkursin për drejtorin e ri sepse i mbaroi mandati.

Kumbaro tha gjithashtu se edhe për abuzimet me kupat në Qendrën Kulturore për fëmijët ka nisur një proces hetimor nga Prokuroria dhe duhen pritur rezultatet e hetimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/skandali-ne-teatrin-e-kukullave-kumbaro-ka-nje-hetim-administrativ

Free Traffic Exchange