Report TV - 3 të vdekur në Velipojë, mjekët: Një nga tragjeditë më të rënda

2018-05-11 0

Babai dhe dy fëmijët humbën jetën nga aksidenti në Velipojë, ndërsa gruaja dhe vajza tjetër e çiftit Preka ndodhen në spital. Shefi i Urgjencës së Shkodrës Astrit Lahja dhe mjekja Dhurata Ruçi në një prononcim për mediat janë shprehur se vajza 10-vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, por nuk mund të transportohet për në Tiranë, pasi mund të rezultonte fatale. Ndërkohë që përveç vajzës, në spital po marrin ndihmë edhe gruaja e viktimës dhe dy djemtë që ndodheshin në makinën tjetër.

?Familja Preka është nga Velipoja. Në 18:50 erdhi i ati i vdekur, Edmond Preka, në 19:10 erdhi djali i vdekur 9 muajsh, Rajani. Me dëmtime të rënda që nuk mundi me rezistuar ishte vajza Ajseli dhe sapo erdhi ndërroi jetë. Në gjendje të rëndë është vajza tjetër Noemi dhe nëna Evisi. Të plagosur janë edhe Sokol Mëhilli dhe Andrea Gjergji në gjendje relativisht mirë. Kjo është një nga tragjeditë më të rënda që ka kaluar Urgjenca e Shkodrës. Tani janë sistemuar në reanimacion. Gjendja e tyre nuk lejon transportimin në Tiranë, më pas duke parë do veprojmë? thanë mjekët.

Free Traffic Exchange