VELIPOJE-Tre të vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik që ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00 në Velipojë në zonën e plazhit. Në makinën ?Alfa Romeo? me targa AA474NJ ku po udhëtonte familja Preka humbën jetën babai dhe dy fëmijët, gruaja dhe vajza tjetër mbetën të plagosur, ndërsa në makinën tip foristradë me targa AA292OL po udhëtonin dy të rinj, që mbetën të plagosur.
Përplasja rezultoi fatale për kryefamiljarin Edmond Preka dhe djalin 9 muajsh Rajan Preka që vdiqën në vend, ndërsa vajza Ajsel 5-vjeçe ndërroi jetë në spital një orë më pas. Gruaja Evisa dhe vajza tjetër 10-vjeçe ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Ndërkohë që të plagosur rëndë janë edhe dy të rinjtë, që ndodheshin në makinën tjetër, shoferi Sokol Muja dhe pasagjeri Ndrek Gjergji.