Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Shkodër, ku si pasojë babai dhe dy vajzat e tij kanë humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe 4 persona të tjerë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë Kishës së Velipojës dhe sipas informacioneve të policisë në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë.
Në një prej makinave ishte duke udhëtuar një familje e përbërë prej 5 anëtarësh.
Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ku dy fëmijë të tjerë ndodhen në gjendje kritike.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkoder-perplasen-dy-makina-nje-i-vdekur-dhe-nje-i-plagosur