Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në javën që lamë pas 25 mijë persona i janë drejtuar qendrave shëndetësore dhe spitaleve për të marrë ndihmën mjekësore për shkak të gripit dhe infeksioneve respiratoret. Shqipëria është në pikun e epidemisë gripale, me shifrat që pësuan rritje nga fundi i janarit.
Por përveç viruseve që janë në qarkullim, vendi ynë shënoi një rikthim të fruthit në statistika që janë në rritje. Burime nga ISHP, raportojnë për 90 persona të prekur nga fruthi, kryesisht fëmijë të cilët janë të pavaksinuar.
Fatkeqësisht, mes të vegjëlve që janë të prekur nga fruthi, rezultojnë foshnja të cilat nuk kanë mbushur 1 vjec dhe nuk mund të vaksinohen me vaksinën tre valente; mbrojtjen nga fruthi, shytat, rubeola.
Futhi ka shkaktuar dy viktima; foshnjë 8 muajshe nga Puka dhe një foshnje 4 muajshe nga Peshkopia.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/epidemia-gripale-arrin-kulmin-25-mije-raste-me-grip-90-raste-fruth