Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e Dragotit në Tepelenë kanë dalë në protestë të dielën kundër gërmimeve që po zhvillohen në këtë zonë për ushtarët grekë.
Pjesëmarrësit në tubim të mbledhur nga zonat në jug të vendit por edhe të ardhur nga Tirana, kanë pretenduar se gërmimet për varret e ushtarëve grekë duhet të ndalojnë.
Pankartat që ata mbanin në duart bënin thirrje për abuzim dhe për falsifikim të historisë duke pretenduar se eshtrat që po gjenden në këtë zonë janë të ushtarëve italianë.
Një banor i zonës, i pyetur nga Ora News ka thënë se ai dhe protestuesit e tjerë kërkojnë ndërprerjen e gërmimeve me argumentin se aty janë varrosur vetëm ushtarë italianë dhe jo grekë.
Sipas protestuesve eshtrat i përkasin ushtarëve të garnizonit italian të rënë gjatë luftës së dytë botërore dhe pretendimet se aty janë varrosur ushtarë grekë nuk qëndrojnë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banoret-e-dragotit-proteste-kunder-germimeve-ushtaret-greke