Ora News - MPJ greke: “Marrëveshja e detit nuk është mbyllur”

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e jashtme greke ka deklaruar se çdo marrëveshje e mundshme me Shqipërinë do të publikohet zyrtarisht atëherë kur të jetë finalizuar.

Korrespondenti i Ora News në Athinë, Robert Goro komunikoi me selinë e diplomacisë greke, për të pyetur nëse ka ndonjë zhvillim të ri lidhur me negociatat pas takimit që zhvilluan të premten në Sofie ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë.

?Nuk ka asnjë zhvillim përtej deklaratave të fundit që kanë bërë dy ministrat e jashtëm, Kotzias dhe Bushati?, ishte përgjigjja e dhënë nga një burim tepër kompetent, që ndërkaq kërkoi ruajtjen e anonimitetit.

I pyetur mbi zhvillimet rreth marrëveshjes për kufirin detar dhe zonat ekskluzive ekonomike, burimi tha se nuk kishte asnjë koment dhe shtoi se çdo marrëveshje do të publikohet zyrtarisht atëherë kur të jetë finalizuar në mënyrë të plotë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mpj-greke-marreveshja-e-detit-nuk-eshte-mbyllur

Free Traffic Exchange