Në 10 ? vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në një seancë solemne të parlamentit në Prishtinë, kryeministri Rama avancoi në fjalën e tij me një propozim që i afron akoma më shumë dy vendet.
Një President të unitetit kombëtar, që siç tha vetë kreu i qeverisë shqiptare, është ende një ëndërr, por jo e pamundur.
"Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo një President simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e racionales, por historia për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot, na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet", u shpreh Kryeministri Edi Rama.