Rita Ora “ndez” Prishtinën e veshur kuq e zi - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
E veshur me ngjyrat e flamurit shqiptar, Rita Ora ka ndezur skenën e vendosur në Prishtinë. Përveç performancave të këngëve të saj, këngëtarja nga Kosova ka befasuar të pranishmit me Vallen e Shotës.E ndërsa Rita Ora ishte duke vallëzuar nën ritmet e këngës super të njohur të valles së Shotës, e cila ishte e kombinuar me disa këngë të saja, RTK ndërpret transmetimin duke vendosur një emision të zakonshëm.Në festimet për 10- vjetorin e Pavarësisë Ora këndoi edhe një nga hitet e saj të para, këngën ?Shine your light?, klipin e së cilës e ka xhiruar në Kosovë.Këngëtarja me famë botërore u ndoq nga mijëra të pranishëm në Sheshin ?Skënderbej? të Prishtinës. Rita Ora përpara se të performonte kishte kërkuar që koncerti festiv të ishte i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës, e pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme.
Ndërsa skena ishte vendosur në sheshin ?Skënderbej?, publiku kalonte edhe përgjatë sheshit ?Nënë Tereza? e ?Zahir Pajaziti? në Prishtinë.Koncerti nisi me reperin Ledri Vula që ka prezantuar edhe një këngë për Kosovën dhe përfundoi me një spektakël fishekzjarrësh.
Edhe gjatë ditës së sotme janë paraparë një sërë aktivitetesh në kuadër të 10vjetorit të pavarësisë së Kosovës.