Juristet kunder Kushtetueses pa vetting

2018-05-11 1

Juristët e shohin të paligjshme zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues pa kaluar vettingun, qoftë ata dhe qoftë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Ky i fundit është institucioni që me ligj do të bëjë vlerësimin e kandidaturave që do të përcjellë Presidenti i Republikës dhe kuvendi për 3 anëtarët e gjykatës kryesore në vend. Sipas Sokol Haziajt dhe Arben Carës, procesi është i destinuar të bllokohet në rast se shkelet qoftë dhe një dispozitë e ligjit.

Ndërkaq Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaron se ?kandidatët e KED, ashtu edhe për kandidatët e KLGJ-së dhe KLP-së, janë në fazën e hetimit administrativ?.

Anëtarëve të parë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, u skadoi mandati në janar të këtij viti, por vetingu i tyre ende nuk kishte mbaruar. Në të njejtin proces janë dhe anëtërat e KED-së së re, të zgjedhur 1 muaj më parë.

Free Traffic Exchange