Report TV - Shkaktoi panik me kallashnikov, arrestohet një person në Shkodër

2018-05-11 2

Policia ka njoftuar sot se një 17-vjeçar ka rënë në pranga pasi kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.
Ngjarja ka ndodhur në Bardhaj të njësisë administrative Rrethina në Shkodër.

Shtetasi Nikola Pjetri që dyshohet për këtë ngjarje, mësohet po qëllonte në ajër me arme zjarri kallashnikov, duke shkaktuar panik te banorët përreth, por policia arriti ta neutralizojë atë, duke e arrestuar në flagrancë.

Njoftimi i policisë

Qëllon me armë zjarri në ajër, por arrestohet në kohë rekord nga Policia.

Më datë 17.02.2018, rreth orës 14:50, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Bardhaj, Shkodër, sipër rezervuarit, ka të shtëna me armë.

Free Traffic Exchange