Ora News - “Mbante pistoletë në dorë, ikën me 2 makina”, dëshmitë e banorëve për plagosjen në Tiranë

2018-05-11 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e rrugës ?Irfan Tomini? tregojnë çastin kur autorët e plagosjes ishin larguar me 2 makina, ndërsa njëri mbante pistoletë në dorë. Ndërsa Policia e Tiranës, shprehet zyrtarisht se në pranga ranë 2 të rinj dhe 2 bashkëpunëtorë u shpallën në kërkim, teksa u sekuestrua një pistoletë.

"Me makina ikën ata?" Gruaja: Po, me dy. Në dorë kishte pistoletën.Aty poshtë ishte tek lokali. Me pistoletë në dorë ikën.

Në këtë mënyrë e ka rrëfyer tmerrin e një dite më parë një banore e lagjes në rrugën ?Irfan Tomini?në Tiranë.

Ajo rastisi në momentin e plagosjes.Duke mos pranuar të identifikohet, dëshmitarja tregoi sesi janë larguar dy persona të cilët sipas të dhënave të policisë rezultojnë të jenë dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje.

Ndërsa një dëshmitare tjetër rrëfen momentin kur gjeti një të plagosur.

Gruaja: Dje në drekë po rrinin aty, po ngroheshim në diell;. Dëgjuam zhurmë, por kujtuam se ishin kalamaj me fishekzjarre.Kur vajta ai djali ishte shtrirë.Të keqen nëna, i thashë, shyqyr që shpëtove.

Në bazë të të dhënave që policia pblikon mësohet se janë arrestuar deri tani 2 autorët e ngjarjes Florian Musaji dhe Gjon Pelivani, përkatësisht pronari i lokalit dhe personi tjetër i njohur për shkak të precedentëve penalë.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mbante-pistolete-ne-dore-iken-me-2-makina-deshmite-e-banoreve-plagosjen-ne-tirane