Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duket se mazhoranca dhe opozita nuk do ta kenë të lehtë që reforma zgjedhore, në finale të rezultojë një dokument konsensual. Votimi elektronik, mbetet pesha kryesore ku palët ndahen dhe kjo u reflektua edhe nga dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm, Demokrati Oerd Bylykbashi dhe socialisti Bledi Çuçi.
Një ditë më parë Bylykbashi postoi në rrjetet sociale:
"Zyrtare: Komisioni i Reformës Zgjedhore percaktoi VOTIMIN ELEKTRONIK si prioritet të tij. Identifikim biometrik që askush të mos manipuloje me karta falso, të falsifikojë firmat e emigranteve apo t'u bllokojë zgjedhësve votën duke u marre kartat e identitetit. Partnerët e huaj mbeshtesin qasjen e kujdeseshme të komisionit për votim elektronik në qendër votimi, jo online! Komisioni hodhi shinat per nje reforme te suksesshme e konsensuale, thotë deputeti demrokat.
Por një ditë më vonë, socialisti Bledi Çuçi, mohoi të jetë diskutuar apo kosmioni të këtë rënë në konsesus për votim elektronik.
"Unë nuk e di se për cilin komision parlamentar e ka fjalën Oerdi kur thotë se kemi vendosur me konsensus për votimin elektronik, por në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore, të cilin unë dhe Oerdi e kryesojmë, deri më tash kemi miratuar një platformë mbi çështjet që ky Komision do të trajtojë, bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODHIR-it dhe probleme të tjera të zgjedhjeve në Shqipëri".
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/cuci-kundershton-bylykbashin-asnje-konkluzion-me-votimin-elektornik