Report TV - Gropat e çuditshme në Dropull/ Banorët: Janë hapur nga meteorët

2018-05-11 15

Në një fushë të Dropullit janë shfaqur disa gropa që kanë nxitur fantazitë e banorëve. Por ekspertët e mjedisit shpjegojnë atë çfarë në të vërtetë ka ndodhur aty. Gropat në fushën e Vanisterit në Dropull kanë nxitur biseda të cilat sillen rreth fenomeneve të pazakonta dhe fantazojnë se mund të jenë mbetje meteorësh. Ato janë 10 gropa me sipërfaqe të mëdha dhe të përafërta me njëra-tjetrën. Por hipotezat e ngritura dhe dyshimet e banoreve, Agjensia e Mjedisit i ka perjashtuar. Ne inspektimin qe iu bë zonës nga kryeinspektori i kësaj agjencie, Stefan Rapi, u cilësua si fenomen gjeologjik, me veprimtari të ujërave nëntokësore.
?Gropat kanë qenë edhe më parë, jo me këtë madhësi e jo me këtë numër. Është një fenomen gjeologjik që mund të kemi për hir të veprimtarisë nënujore, daljen në formë të burimit, ose të tretshmërisë së pakos që ekziston te baseni nënujor.