Basha: Shqiperia, peng i krimit dhe korrupsionit

2018-05-11 0

Nga samiti i udhëheqësve botërorë të partive të qendrës së djathtë në Budapest, Lulzim Basha nuk i kurseu kritikat për qeverinë. Krahas vlerësimit të opozitës për Strategjinë e Ballkanit Perëndimor, kreu i demokratëve u shpreh se e ardhmja europiane e Shqipërisë po mbahet peng i krimit dhe korrupsionit.

"Korrupsioni dhe kapja e shtetit nga interesat private, futja e grupeve kriminale në gjithë nivelet e qeverisjes, zgjedhjet e manipuluara, ekonomia e dobët që ju shërbën vetëm disave janë ato qe i mbajnë vendet tona larg të ardhmes Europiane".

Gjatë qëndrimit në Budapest, Basha pati një takim të veçantë me mikpritësin e Samitit, kryeministrin Viktor Orban. "Anëtarësimi në familjen europiane, - tha Basha - është një aspiratë për Partinë Demokratike, e cila po punon për alternativën e projektit europian të Shqipërisë, që ai thotë se çliron politikën, ekonominë dhe shoqërinë nga autokracia dhe monopolet".

Tv Klan