Xhafaj: Do t’iu presim grupeve kriminale mbeshtetjen ekonomike

2018-05-11 0

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, deklaroi nga Lezha se Policia e Shtetit synon të godasë grupe të rëndësishme kriminale që operaojnë në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës. Ministri Xhafaj tha se kërkonte nga policia në këto qarqe që të punohej me sekuestrimin e pasurive kriminale në këto dy qarqe.

"Ka një punë të mirë punës së policisë për identifikimin e grupeve kriminale të aseteve kriminale të këtyre grupeve, të fituara nga veprimtaria që kanë ushtruar këtu në lezhë dhe jashtë vendit. Kam parasysh edhe Kurbinin posaçërisht, por edhe Mirditën. Në kuadrin e operacionit ?Forca e Ligjit?, ne jemi të vendosur për t?i goditur fort këto grupe kriminale. Po ashtu edhe për t?iu prerë lidhjet dhe fuqinë ekonomike që i kanë si mjet dhe instrument për të ushtruar veprimtarinë kriminale".

Ai po ashtu shprehu shqetësim edhe për abuzimet e pronave të vërejtura në zonën e bregdetit të Lezhës.

"Jam i shqetësuar posaçarisht per abuzimet e tokave dhe të pronave në vijën bregdetare në Lezhë. Shpresoj dhe besoj që shkaktarët e kësaj baterdie do të vendosen përpara përgjegjësisë penale".

Xhafaj tha se Policia e Lezhës, ka pasur probleme sa i përket kriminalitetit dhe treguesit nuk kanë qenë ata që duhej të ishin. Gjatë vizitës në Lezhë, ministri Xhafaj prezantoi edhe Drejtorin e ri vendor, Ferdinand Mara. Më parë në Shkodër ai po ashtu kishte prezantuar edhe atje drejtorin vendor Vehbi Bushati.

Tv Klan