Rama: Presim plotfuqine e Metes per detin

2018-05-11 0

Marrëveshja e kufirit detar me Greqinë është pranë finalizmit. I ftuar në studion ?Zona e debatit? të gazetarit Baton Haxhiu, kryeministri Rama tha se tashmë pritet vetëm autorizimi i presidentit për ngritjen e grupit negociator për paktin detar.

"S?mund të ketë ngritje të një grupi negociator me emra e mbiemra pa marrë ministri i Jashtëm autorizimin e plotfuqisë, sipas praktikës dhe legjislacionit".

Kreu i qeverisë deklaroi se nuk i sheh si pengesë konsultimet që presidenti Meta ka zhvilluar me paraardhësit e tij, para se të japë plotfuqinë për negociatat teknike.

"Pavarësisht se presidenti është konsultuar me paraardhësit e tij, përfshi këtu edhe Berishën që është kundërshtar publik i një marrëveshje të re, për arsye që janë të mirëkuptueshme sipas meje se e reja do provojë se e vjetra ishte humbëse. S?dua të besoj se këto konsulta janë të një fronti për ta deshtuar këtë marrëveshje që do ishte goditje e paprecedentë e interesit kombëtar. Me presidentin ne do të jemi nje shtet, nje interes dhe një qasje".

Rama hodhi poshtë akuzat se nga marrëveshja e re Shqipëria i fal Greqisë fushat më të mëdha të naftës e gazit në detin Jon.

"Kjo është një përrallë mes shumë përrallash që janë dëgjuar në këtë periudhë. Marrëveshja e re s?do jetë përsëritje e gabimeve të vjetra. Do e çojmë deri në fund jo për të humbur më shumë seç humbëm por për të marrë mbrapsht atë që humbëm me marreveshjen e 2009, se përndryshe për çfarë jemi ne në tavoline. Jo ne kemi hyrë në këtë proces që Shqipëria të marrë atë që i takon e që nuk e ka marrë nga marrëveshja e vjetër, as më shumë e as më pak".

Sipas kryeministrit, nënshkrimi i marrëveshjes me Greqinë u jep fund një sërë problemesh të mbartura, për të cilat qeveria shqiptare ka kërkuar të jenë te gjitha në tryezën e bisedimeve.

Firmosja e partneritetit strategjik me Greqinë është parashikuar të finalizohet në prill në Tiranë, gjatë vizitës së kryeministrit Aleksis Cipras.

Tv Klan