Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bojken Lako pas një pauze të gjatë, rikthehet në skenën muzikore. Ai ka mbajtur një koncert në Qendrën Kulturore 'Tulla' me këngë nga diskografia e tij. Ky vit shënon edhe 25 vjetorin e karrierës së tij artistike.
Duket periudhë shumë frymëzuese kjo që Bojken Lako të rikthehet në skenë. Fillimisht na vjen me një këngë në bashkëpunim me grupin ?Into Thin Air?, më pas me një festival për të rinjtë e Tiranës dhe një koncert.
Mbrëmjen e kaluar ai ishte në Qendrën Kulturore 'Tulla', me 14 këngë, duke na rikujtuar disa krijime të hershme si ?Kings of Beers?, ?I need you? dhe ?Hey girl don?t go?. Këngë që i sjell të interpretuara në piano.
Bojken Lako: "Ka edhe këngë që mund të jenë të njohura për publikun, që më japin emocion por ka edhe këngë të tjera të vjetra nga albumi i parë dhe i dytë, të cilat kur këndoj më japin emocion dhe ndjehem shumë mirë brenda por jo se pëlqej ato në krahasim me të tjerat ose jo se në përgjithësi i japin një vlerësim muzikës sime."
Bojken Lako mbetet një udhërrëfyes i të rinjve të talentuar. Gjatë gjithë karrierës së tij ai ka pasur si frymëzim promovimin e talenteve, sepse ai mendon që Shqipëria në këtë drejtim është një minierë.
Bojken Lako: "Rri afër me shumë të rinj të talentuar që kanë dëshirë të luajnë dhe mendojmë pse jo të mos bëhemi bashkë. Kemi nisur një strukturë tjetër, të cilën po e qarkullojmë nëpër lokale dhe kemi dëshira të luajmë si 'bulza gigs', si pjesë e këtij rrjetit të muzikantëve të rinj, bashkë me mua luajmë koncerte të ndryshme, këngë të ndryshme, jo vetëm të repertorit tonë por edhe këngë më argëtuese e të njohura për publikun."
Frymëzim i vazhdueshëm i Bojken Lakos është edhe humbja e personave të dashur. Vitin e shkuar ai humbi të atin, aktorin Bujar Lako, një dhimbje që nuk do donte ta bërtiste.
Bojken Lako: "Të qenurit në skenë dhe të përjetuarit të emocionevekur nuk i ke disa njerëz, që nuk janë aty pranë teje mundohesh që nëpërmjet atyre ndjesive tenton që të depërtojë muzika dhe ai tingulli që ti nxjerr edhe nëpër dimensione të tjera."
Sipas artistit, po rikthehet një epokë e artë në muzikë dhe jo vetëm për muzikën rock që ai luan.
Bojken Lako: "Revolucioni muzikor i viteve '90 ka qenë i papërsëritshëm ashtu si siç nuk kam jetuar unë revolucionin e viteve '60 ashtu siç mendoj që do të ketë dhe një revolucion tani që edhe publiku dëshiron të dëgjojë diçka më të vërtetë dhe artistët, industria muzikore mbasi ka prodhuar rreth 10-15 vjet muzikë pak më komerciale, që ëshët pak e lehtë, sipërfaqësore, besoj se do të ketë diçka më të vërtetë e më të thellë këto vite."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ditelindja-artistike-e-bojkes-lakos-25-vjet-karriere