Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me medalje presidenciale Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Thaçi e falenderoi Kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij për kontributin e vazhdueshëm që kanë dhënë për Kosovën.
?Sot pata nderin në autoritetin tim që të ndaj medaljen presidenciale me rastin e 10-vjetorin e Pavarësisë për kontributin e tij për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës?, tha Thaçi.Ndërsa Kryeministri shqiptar tha se ky moment është një nga më emocionueset në karrierën e tij politike.
?Ky është padiskutim një nga momentet më emocionuese për mua, është një nder i jashtëzakonshëm dhe shpreh gjithë mirënjohjen time juve personalisht dhe falenderoj Kosovën për këtë emocion kaq të paharrueshëm. Më vjen shumë mirë që ndodhem këtu bashkë me miqtë e mi dhe kolegët?, tha Rama./tvklan.al