Adriatik Llalla është i pari person që prej vitit 2008 per te cilin departamenti i shtetit te shteteve te bashkuara te amerikes e deklaron publikisht ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara. Ky fakt del nga një korrespondencë e Top Channel me departamentin amerikan të shtetit. Sekretari Rex Tillerson e ndërmori këtë hap të pazakontë, sipas të drejtës që i njeh ligji për t?u ndaluar hyrjen në territorin amerikan personave të përfshirë në raste të mëdha korrupsioni.