DASH për Ora News: Llalla kreu veprime korruptive, kosto për sigurinë e SHBA

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shpallja publike si i padëshiruar për ish-prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla, ishte e para e bërë nga Departamenti i Shtetit për një individ shqiptar që nga viti 2008 kur kjo dispozitë është në fuqi.

Ora News u interesua pranë Departamentit të Shtetit se përse Sekretari i Shtetit Rex Tillerson e ka bërë këtë shpallje publikisht dhe përgjigja që morëm ishte kjo:

DASH: Zoti Llalla përmbush kushtin e parashikuar në seksionin 7031(c). Sekretari ka informacione të besueshme se zoti Llalla ka qenë i përfshirë në korrupsion domethënës gjatë periudhës së tij si Prokuror i Përgjithshëm.

Me korrupsion domethënës, Departamenti Amerikan i Shtetit nënkupton natyrën e veprimeve korruptive dhe impaktin e tyre në interesat kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Ora News e pyeti se si janë prekur këto interesa nga veprimet e ish-kryeprokurorit.

DASH: Duke folur në përgjithësi, korrupsioni shkakton kosto thelbësore mbi ekonominë, shoqërinë dhe sigurinë; mund të lehtësojë krimin e organizuar dhe sjell mungesë besimi mbi sundimin e ligjit dhe qeverisjen. Kjo në mënyrë direkte ndikon në interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne besojmë se ndikon edhe në interesat e vendeve tona partnere.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dash-ora-news-llalla-kreu-veprime-korruptive-kosto-sigurine-e-shba

Free Traffic Exchange