Report TV - ‘Na ka zënë paniku’ banorët e pallatit në Gjirokastër protestë

2018-05-11 0

GJIROKASTËR-Banorët e pallatit që rrezikon shembjen te ?Kodra e Shtufit? janë ngritur sërish në protestë mbrëmjen e sotme duke kërkuar zgjidhje për situatën e krijuar. Ata shprehen se bonusi nga bashkia është vetëm 10 mijë lekë në muaj, shumë me të cilën nuk kanë se ku të gjejnë një banesë me qira, ndërsa akuzojnë për neglizhencë pushtetin lokal. Ata kërkojnë të ndërhyhet sa më shpejt për rikontruksionin e pallatit pasi jeta e tyre është në rrezik.

?Na ka zënë paniku dhe balta. Na ka zënë dheu në pallat, por edhe ujërat vijnë nga lart dhe mbrëmë u mbyt pallati deri në katin e katërt. Gjendja është shumë e keqe, shumë e rëndë, shkuam në bashki dhe te prefekti, por asnjë gjë nuk na kanë thënë, tallen me njerëzit dhe popullin.