Pas zhvillimit të audicioneve të mëdha, të dielën e 11 shkurtit startoi në Tv Klan spektakli më i ri për zbulimin e talenteve të zhanrit klasik ?Virtuozët?.
Ky spektakël ka për qëllim jo vetëm zbulimin por edhe njohjen e tyre nga publiku. Fëmijët e moshave 12-18 vjeç do të konkurojnë mes njëri-tjetrit. Nën modelimin e sopranos me famë botërore Inva Mula spektakli rezultoi një sukses i vërtetë duke ?thyer? nivelin e shikueshmërisë.
Sot sopranoja Mula ishte e ftuar në studion ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfeu emocionet e spektaklit dhe po ashtu tregoi momentin më të vështirë që përjeton me virtuozët.
?Çdo natë është një spektakël më vete sepse konkurentët ndryshojnë dhe unë ndjej se emocionet janë nga e para. Unë vë re diçka shumë të bukur, kur ndizen dritat e skenës ata bëhen artistë të vërtetë. Ata janë artistë të rinj, por të vërtetë. Ne kemi bërë shumë audicione dhe vija re që është vështirë të bësh përzgjedhje. Kur ne kemi zgjedhur dikë nuk kemi meduar se ai është më se dikush tjetër, por performanca e tij ka qenë ndryshe. Kjo nuk është një garë, gara jonë e vetme është që artisti i ri të arrij tek publiku. Momenti me i vështirë është kur duhet të lexoj vendimin e jurisë?, tha Mula.