Këto janë kushtet e vështira në të cilat përballen çdo ditë punonjësit e Teatrit, duke rrezikuar edhe jetën. Ndërkohë, sic duket nga pamjet edhe tualetet brenda teatrit janë në gjen dje të degraduar. Dhe përballë këtyre kushteve qëndron pyetja që vërtitet në mëndjet e njerëzve ?A duhet të shembet ndërtesa 79 vjeçare e cila është shtëpia e artistëve??.
Edhe Teatri ?Andon Zako Cajupi? në Korcë, i themeluar në vitin 1951, i cili gjendej në ambiente të amortizuara para një viti, sot është rikonstruktuar. Nuk e dimë çdo të ndodh por le të shpresojmë që ky të mos jetë imazhi i fundit që do shohim nga Teatri dhe ta shohim atë të lulëzojë sic i ka hije një Teatri Kombëtar.
Reagimin e artistëve: ?Pasi u la i braktisur në një ndërtesë të padenjë për podin e komunikimit të artistit me publikun; pas premtimeve gjithfarëshe nga qeveritë për ngrehina të reja skenike;, tani duan t'i marrin dhe nderin e t'ia ftohin publikun? e sjell me pamje Report Tv.