Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë para kremtimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi ka nderuar me Medaljen Presidenciale kryeministrin Edi Rama.
Thaçi vlerësoi rolin e Kryeministrin në mbështetje të lirisë së Kosovës, konsolidimit të saj si shtet dhe në proceset integruese.
Thaçi: I jap Medaljen Presidenciale me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke çmuar dhe respektuar shumë angazhimet e konsolidueshme në proceset më të vështira që ka kaluar vendi. Zëri i Edit ka qenë i fuqishëm në mbështetje të lirisë së Kosovës, konsolidimit dhe integrimit sa më të shpejtë të Kosovës edhe në NATO dhe në BE. Shpreh falenderimin më të madh për ju personalisht, për qeverinë tuaj, për shtetin shqiptar dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë.
Ndërkohë Rama e vlerësoi dekoratën si një detyrim dhe një lidhje më shumë me politikanët dhe gjithë popullin e Kosovës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/thaci-nderon-ramen-me-medaljen-presidenciale-edi-ze-i-fuqishem-kosoven