Report TV - Këshilli bashkiak i Lezhës rrëzon kërkesen për ulje pagash

2018-05-11 0

Këshilli Bashkiak i Lezhës ka refuzuar propozimin e Bashkisë për uljen e pagave të administratës së kësaj njësie vendore. Këshilltarë të majtë e të djathtë votuan kundër, me argumentin se pagesat e punonjësve të administratës duhet të jenë në maksimumin e mundshëm. Në këtë mënyre administrata është më efikase për të qenë në shërbim të qytetareve.
?Një zyrtar duhet të ketë rrogën maksimale, pasi nëse ai e ka pagën e vogël, mund të pranojë pagën dhe do bëjë korrupsion. Ose do të iki nga puna dhe më pas do të zëvendësohet me një të pa aftë?tha Mergerita Trashaj, këshilltare.

Ndërkohë përfaqësuesi i Drejtorisë së Financës në Bashkinë Lezhë thotë se propozimi për uljen e pagave në 5 deri në 7% lidhet me problemet financiare që po kalon kjo njësi vendore.

Free Traffic Exchange