Ora News - Ndërpritet vetingu për Adriatik Llallën

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është subjekti i dytë për të cilin KPK merr vendimin për ti ndërprerë vettingun. Vendimi erdhi pask kërkesës së ish-kryeprokurorit për tu larguar nga sistemi.

Komisioni i Pavarur i Kulifikimit vendos të ndërpresë vetingun për ish-kreun e akuzës, Adriatik Llalla. Vendimi erdhi një jave pasi vetë Llalla iu drejtua me një kërkesë këtij Komisioni si dhe kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidentit Ilir Meta, ku kërkonte largimin e tij nga sistemi i drejtesisë.

Mësohet se një trupë gjykues i përbërë nga Roland Ilia, Pamela Qirko, Olsi Komici vendosi ndërprerjen e verifikimit për Adriatik Llallën. Në njoftimin KPK-së thuhet:

"Pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Adriatik Llalla".

Ndërkohë një ditë më parë Depatamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se ish-kryeprokurorit dhe familjes së tij i ështe ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Llalla bëhet subjekti i dytë pas anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit merr vendim për ti ndërprerë procesin e verifikimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kpk-vendos-nderprerjen-e-procesit-te-rivleresimit-adriatik-lallen