Aplikimi i skemës së re të ndihmës ekonomike në 9 qarqe të vendit ka ngjallur debate mes ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale dhe Partisë Demokratike. Zëvendës/ministria Bardhylka Kospiri në një dalje publike ka sqaruar se skema elektronike është transparente dhe ka nxjerrë jashtë saj abuzuesit.
?Për ta konkretizuar, çfarë bën sistemi automatik? Nxjerr jashtë abuzuesit siç janë këto raste me 4 makina apo page 1.5 milionë dhe përfitonin ndihmë ekonomike...Dhe janë evidentuar mijëra raste te tilla, të cilët përfitonin ndihme ekonomike në kurriz të atyre që ishin në nevojë dhe sot e përfitojnë ndihmën ekonomike të plotë.?
Kospiri ka ofruar edhe dokumentet për disa prej personave të hequr nga skema, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike. Deputetja Albana Vokshi është përgjigjur me të tjera foto, të personave që sipas saj janë hequr nga ndihma ekonomike edhe pse ne varfëri ekstreme.
?Qeveria, që u kujdes të reklamonte 4 rastet e familjeve me makina, nuk dha asnjë shpjegim përse nuk marrin ndihmë familjet e Eduard Thaçit, që jeton së bashku me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e mitur vetëm me borxhe...Partia Demokratike kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të vendimit të qeverisë për ndihmën ekonomike të muajit janar, që përjashtoi rreth 20 mijë familje.?
Zëvendës/ministria Kospiri u ka bërë thirrje familjeve që nuk arritën të plotësojnë kriteret për muajin janar, që të riaplikojnë.