Rëndohet situata e gripit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fruthi shënon vitin e dyte ne vend ndërsa instituti i shendetit publik fsheh shifrat. Burime nga qendra spitalore bejne te ditur se nje foshnje 4-muajshe nga Peshkopia, nje jave me pare humbi jetën nga fruthi. Ajo ndodhej ne gjendje te rende ne reanimacionin e spitalit infektiv por komplikacionet e rend atë sëmundjes dhe shfaqja e bronkopneumonisë i morën jeten. 86 fëmije jane prekur deri tani nga kjo sëmundje infektive, ndërkohe qe situata nga gripi është me e rende se nje vit me pare. Mjeku Pëllumb Pipero tregon se qarkullimi i 4 viruseve njëkohësisht ka shkaktuar komplikacione te rrugëve te frymëmarrjes, pneumoni dhe infeksione te cipes se trurit.Mbi 24 mije persona preken çdo jave. Fluksi me i madh i pacienteve po trajtohet ne qendrën spitalore dhe ne spitalin ?Shefqet Ndroqi?. Sipas organizatës botërore te shendetesise Shqipëria, eshte nje nga tre vendet e Europes me qarkullimin me intensiv te gripit. Nuk mungojnë rastet e renda tek te sëmuret kronike ndërsa deri tani eshte shënuar nje viktime nga komplikacionet e virusit AH1N1.