Kur Shqipëria është në pritje të një rekomandimi pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit, ministri i jashtëm Ditmir Bushati i kërkon unionit te vendos baraspeshë mes sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik. Bushati mori pjesë me ftesë të Frederika Mogerinit në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE mbajtur në Sofje, ku foli dhe për rendësin që ka ulja e disnivelin te zhvillimit ekonomik midis vendeve të BE dhe rajonit të Ballkanit, që mund të jetë përmes instrumenteve financiare të procesit të zgjerimit .
Në një intervistë për mediat bullgare Bushati përshëndet strategjinë e zgjerimit nga KE, por thotë ajo duhet të kishte të specifikuara hapat që duhet të ndërmerren nga vendet që aspirojnë të jetë pjesë e unionin.
?Do të dëshironim që strategjia të ishte më shumë e detajuar mbi hapat që duhet të merren nga vendet kandidate, masat dhe instrumentet financiare e politike që mund të ofrohen nga BE. Gjithsesi, ky është një hap i mirë, në drejtimin e duhur. Ne dëshirojmë të punojmë me Komisionin dhe vendet anëtare në materializimin e 6 nismave madhore që potencialisht do na afronin më shumë pranë BE-së. Mendoj më mirë të përqendrohemi në çfarë na pret në horizont se sa në data, si edhe në cilësinë e procesit të reformave?.