Report TV - Manastirliu: Sterilizimi edhe në Elbasan,ulen infeksionet spitalore

2018-05-11 2

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga deputetet e qarkut të Elbasanit, vizituan sot spitalin rajonal, ku panë nga afër procesin e sterilizimit, i cili sapo ka nisur edhe në spitalin e Elbasanit.
?Jam shumë e kënaqur të shoh që ky proces i standarteve europiane ka nisur edhe në spitalin rajonal të Elbasanit, ku instrumente të pandryshuar në 30 vjet, jashtë çdo lloj standardi sterilizimi ishin dhe një ndër shkaqet e infeksioneve të rënda post-operatore tek pacientët, sot janë zëvendësuar me instrumentet e rinj, duke ulur ndjeshëm infeksionet spitalore dhe duke rritur cilësinë e shërbimit?, u shpreh ministrja Manastirliu.

Mjeku kirurg, Luan Rrapi, u shpreh se 400 intervente u kryen në muajin e parë me procesin e sterilizimit, duke ulur afër zeros infeksionet spitalore.

Ministrja Manastirliu deklaroi gjithashtu se investimet në spitalin e Elbasanit do të vijojnë këtë vit.

Free Traffic Exchange