http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Epidemia e gripit po shënon vetem rritje te numrit te te prekurve. Mjeket tregojnë se situata është me e rende se nje vit me pare pasi ne qarkullim jane 4 viruse qe shkaktojnë komplikacione te rrugëve te frymëmarrjes, pneumoni, infeksionet e cipes se trurit dhe probleme te tjera. Mbi 24 mije persona preken çdo jave. Fluksi me i madh i pacienteve po trajtohet ne qendrën spitalore dhe ne spitalin ?Shefqet Ndroqi?. Mjeku infeskionist Pellump Pipero tregon per situatën ne kulmin e epidemisë.
Sipas Organizatës Botërore te Shendetesise, Shqipëria është nje nga tre vendet e Europes me qarkullimin me intensiv te gripit. Nuk mungojnë rastet e renda tek te sëmuret kronike, ndërsa deri tani është shënuar nje viktime nga komplikacionet e virusit AH1N1. Krahas gripit vijon te jete aktiv, fruthi i cili deri tani ka prekur 86 fëmije, një ka humbur jetën ndërsa një foshnje është ne gjendje te rende.