Meteorologu Metodi Marku për Report TV: Rikthehen temperaturat e larta

2018-05-11 0

Meteorologu Metodi Marku flet mbi parashikimin e motit për Report Tv. Ai konstaton se të dielën dhe të hënën e ardhshme do të ketë reshje, kryesisht në veri ? perëndim të vendit. Reshjet do të jenë të lehta, gati të papërfillshme.
Marku u shpreh se ky dimër ka qenë më i butë, sidomos në krahasim me dimrin e kaluar që shenoi vlera te ulta kryesisht në anën perendimore.

Rritja e parë e temperaturës do të shenohet nesër. Bëhet fjalë për një rritje prej dy deri në tre gradë. Në fillim të javes që vjen, temperaturat do të kenë tendence për rënie. Rënia do të jetë e lehtë, pasi do të vijë pas një fundjave me temperatura të larta.(b.h/Shqiptarja.com )

Free Traffic Exchange