http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk do te kete veting per ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Tre anëtaret e trupit gjykues, Roland Ilia, Pamela Qirko dhe Olsi Komici kane vendosur te ndërpresin procesin e vetingut per ish-numrin 1 te organit te akuzës.?Pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla, më datë 12.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Adriatik Llalla.?Ne 10 shkurt Adriatik Llalla paraqiti dorëheqjen nga e drejta per te shkuar ne Gjykatën e Apelit dhe ky vendim u pasua me ndërprerjen e vetingut, i cili kishte nisur per te qe prej muajit dhjetor te vitit te kaluar.Ndërprerja e procesit te vetingut ne rastin e dorëheqjes eshte parashikuar ne vendimin qe Gjykata Kushtetuese ka marre ne 12 dhjetor te vitit te kaluar.Edhe pse kushtetuesja ka rrezuar kërkesën e unionit te gjyqtareve; ne arsyetimin e vendimit ajo I jep te drejte gjyqtareve dhe prokuroreve duke parashikuar se ne rastet kur ?subjekti jep dorëheqjen, atëherë procesi i rivlerësimit mbetet pa objekt, ndaj ai duhet të pushohet?.Ky arsyetim është perdorur edhe ne rastin e ish-anetarit te Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj, vetingu ndaj te cilit u ndërpre pas dhenies se dorëheqjes.