http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, varet nisja e punës së Prokurorisë Speciale, e cila do të hetojë përfshirjen e politikanëve në aferat korruptive. Deklaratën e ka bere ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Integrimit, ku foli edhe për afatin se kur mund të ngrihet SPAK.
?Presim rezultatet sot nga Komisioni i vettingut, të cilët edhe këta kandidatë anëtarë që vijnë nga gjyqtarët dhe prokurorët për institucionet e reja të KLGJ e KLP të vetohen. Presim rezultatet e para, me qëllim që këta kandidatë të konsiderohen të vlefshëm e të kalojnë procesin e vettingut, institucionet e reja fillojnë menjëherë nga funksionimi i tyre. Dhe dy muaj pas ngihet SPAK-u. Dhe unë mendoj se brenda vitit 2018 këto organe duhet të ngrihen.?
Gjonaj tha se reforma në sistemin e drejtësisë është më e madhja e ndërmarrë ndonjëherë në vend e që garanton se gjyqësori nuk do të jetë selektiv e i ndikueshëm politikisht.
?E pranuam vetë të gjithë që kur miratuam Kushtetutën në vitin 2016, që pushteti gjyqësor të jetë i pavarur nga politika. Ulëm rolin e ministrit të Drejtësisë. Në qoftë se sot në periudhën tranzitore ministri i Drejtësisë ka dhe një kompetencë, ka dhe një rol edhe në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, apo edhe në organe të tjera të drejtësisë, me drejtësinë e re i gjithë roli i ministrit dhe I qeverisë shqiptare është minimizuar për ta lënë këtë pushtet të pavarur dhe të vetëfunksionojë.?
E pyetur mbi rrezikun ndaj buxhetit të shtetit si pasojë e vendimeve të gjykatës së Strasburgut për çështje të pronave, ministrja e Drejtësisë pranoi se pranë kësaj instance ka shumë çështje në gjykim, por jo vendime të formës së prerë.