Report TV - Shkarkimi i Markut, ekspertët e PS-PD përplasen në Kuvend

2018-05-11 1

Ashtu si Partia Socialiste, edhe eksperti i thirrur prej saj në Këshillin e Legjislacionit, ndan të njëjtin mendim se zëvendësimi i Arta Markut me prokurorin e përgjithshëm me mandat të plot 7-vjeçar, do të bëhet menjëherë pas ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndaj nuk e sheh të arsyeshme që të miratohen ndryshimet Kushtetuese që opozita kërkon, për të zgjedhur një tjetër prokuror të përgjithshëm të përkohshëm.

?Me ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë shpallet menjëherë vakanca për Prokurorin e Përgjithshëm e cila qëndron e hapur për 30 ditë dhe 45 ditë janë të nevojshme për verifikimin e përmbushjes së kritereve dhe renditjen e kandidatëve. Raporti i dërgohet menjëherë Kuvendit i cili brenda 30 ditëve zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm. Në vlerësimin tim, më shpejt zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm nga ngritja e KLP-së, se sa do jenë efektive dispozitat e propozuara për ndryshime Kushtetuese?, ?Besmir Beja ekspert i mazhorancës.