Ora News - Ambasadori serb flet shqip: Kemi probleme, por do t'i zgjidhim

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Serbia ka festuar Ditën Kombëtare, një festë kjo e dyfishtë sepse përkujton kryengritjen e parë të Serbisë ndaj Turqisë në vitin 1804, por edhe krijimin e Kushtetutes në 1835. Për të kujtuar këtë ditë të veçantë, Ambasada e Serbisë në Tiranë organizoi një pritje të veçantë ku të ftuar ishin personalitete të jetës politike shqiptare, trupi diplomatik, Konsuj Nderi mes të cilëve edhe Konsulli i Nderit të Meksikës Ylli Ndroqi, personalitete të biznesit dhe medias.

Në një intervitë per Ora News, Ambasadori Serb Miroljub Zariç, vlerësoi marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë, ndërsa tha se ka ende ka punë për tu bërë kryesisht në sektorin ekonomik dhe kulturorë.

Miroljub Zariç: Jam i kënaqur se ne vitet e fundit ka pasur intesifikim të marrdhënieve mes dy vendeve. Jam optimist në zhvillim e mëtejrshëm të marrëdhënieve sepse kemi shumë interesa të përbashkëta, sidomos për qëllimin e përbashkët për anëtarësimin sa me të shpejtë në Bashkimin Europian. Duhet të shohim nga e ardhmja, por dhe në të shkuarën kishim më shumë bashkëpunim se sa probleme.

Si diplomat i akredituar prej 27 vitesh në vendin tonë Zaric, preferoi që pjesën e dytë të interevistë ta zhvillojë në shqip. I pyetur a ndikon Kosova, në marrëdhëniet Shqipëri- Serbi, ai dha këtë përgjigje:

Miroljub Zariç: Ne jemi në pritje për ditën e shtetit të Serbisë dhe jemi në Tiranë dhe do flasim për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë. Në çdo familje ka probleme, edhe midis popullit serb dhe shqiptar ka probleme por unë jam i sigurt se do ti përballojmë.

Ambasadori Serb vlerësoi marrëdhëniet ndërsa tha se udhëheqësit në Serbi dhe Shqipëri janë të fokusuar dhe vullnet të plotë për përmiresimin e marrëdhënnieve dypalëshe dhe krijimin e një partneriteti strategjik.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ambasadori-serb-flet-shqip-kemi-probleme-por-do-ti-zgjidhim

Free Traffic Exchange