Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeqyteti do të ketë shumë shpejt një teatër të ri modern pa kullë Tirana në vendin ku është sot teatri dhe do të jetë ndër më të mirët në Europë.
I ftuar në koncertin "Vienna Salutes Tirana", i cili çeli zyrtarisht Vitin Kulturor Austri - Shqipëri në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj, deklaroi se Bashkia e Tiranës , në bashkëpunim me Qeverinë dhe Ministrinë e Kulturës do të nisë shumë shpejt ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar e cila do të jetë e denjë për artistët si dhe për publikun artdashës.
?Unë kam një lajm të mirë sot. Ne tashmë e kemi marrë një vendim, nuk është sekret. Tirana do të ketë një Teatër Kombëtar modern, pa kullë sipër, në vendin ku është teatri sot do të jetë ndër më të mirët në Evropë dhe jemi të vendos që në kohë rekord ne ta zhvillojmë këtë projekt. Ju premtoj sot publikisht që në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, me Kryeministrin, me ministren e Kulturës dhe të gjithë dashamirësit , ne do të kemi një Teatër Kombëtar të paprecedentë në të të gjithë Evropën?, theksoi Veliaj .
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/veliaj-tirana-do-te-kete-nje-teater-kombetar-modern-pa-kulle-siper