Report TV - Veliaj: Tirana do të ketë teatër të ri Kombëtar modern pa Kulla

2018-05-11 0

Kryeqyteti do të ketë shumë shpejt një teatër të ri modern pa kullë në vendin ku është sot teatri. Garancinë e ka dhënë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pas debatit të ditëve të fundit nga komuniteti i aktorëve. Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Qeverinë dhe Ministrinë e Kulturës do të nisë shumë shpejt ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar e cila do të jetë e denjë për artistët si dhe për publikun artdashës.
?Unë kam një lajm të mirë sot. Ne tashmë e kemi marrë një vendim, nuk është sekret. Tirana do të ketë një Teatër Kombëtar modern, pa kullë sipër, në vendin ku është teatri sot do të jetë ndër më të mirët në Evropë dhe jemi të vendos që në kohë rekord ne ta zhvillojmë këtë projekt. Ju premtoj sot publikisht që në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, me Kryeministrin, me ministren e Kulturës dhe të gjithë dashamirësit , ne do të kemi një Teatër Kombëtar të paprecedentë në të të gjithë Europën?, theksoi Veliaj .

Kreu i Bashkisë u shpreh se sikurse të gjitha projektet e mira, kërkohet durim dhe bashkëpunim nga të gjithë. ?Por si çdo projekt, sidomos projektet e sofistikuara duan durim, duan bashkëpunim. Ajo që do të shikoni sot në skenë duke filluar nga Inva Mula e gjithë të tjerët është produkti i njerëzve që i bëjnë gjërat me durim , që mundohen të bëjnë histori, jo histeri dhe nëse ne i bëjmë gjerat me durim dhe me mirëkuptim ashtu siç dukeshin të pamundur ndonjëherë sheshi ?Skënderbej? apo Pazari i Ri apo këndi i lodrave apo debate të tjera që ne kemi pasur thuajse duke u kacafytur me njëri-tjetrin, që sot kanë dalë produkte të mrekullueshme. Do të jemi krenarë që falë mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme që veç e veç nuk i bëjmë dot?, tha ai.