Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqetësimeve të faktorit vendas dhe të huaj në lidhje me prezencën ruse në Ballkan, u ka dhënë përgjigje ambasadori rus në Shqipëri, Aleksandër Karpushin. Sipas kreut të diplomacisë ruse në Ballkan, këto shqetësime janë të pabazuara dhe po trajtohen më një logjikë të papërshtatshme
Karpushin: Këtu në Shqipëri më pyesin shpeshherë: a e do me të vërtetë Rusia forcimin e ndikimit të saj në Ballkan? Dhe a është ajo kundër integrimit të rajonit në BE? Unë do t'ju përgjigjem me fjalët e Ministrit Lavrov, i cili u shpreh se Ballkani është "një rajon, të cilin Perëndimi për arsye të panjohura e konsideron si një fushë veprimesh provokuese të Rusisë... Dhe këtu Perëndimi prapë po i trajton këto çështje me një logjikë të papërshtatshme, të cilën e përdor dhe në trajtimin e hapësirës postsovjetike: 'ose me ne, ose kundër nesh'.
Lidhur me ndikimin e Rusisë në Ballkan, ambasadori Karpushin u shpreh se nuk e kupton se përse kësaj fjale perëndimorët i japin një konotacion negativ. Rusia sipas ambasadorit kërkon të rrisë ndikimin e saj në Ballkan por në shëkmbime ekonomik-tregtare dhe kulturore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/karpushin-u-pergjigjet-kritikeve-prezencen-ruse-ne-ballkan