Pavaresia, Kosova shtyn festimet - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Disa aktivitete për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës të cilat ishin parashikuar për ditën e shtunë më 17 shkurt do të shtyhen për ditën e dielë. Lajmi konfirmohet zyrtrarisht per vision plus nga burime zyrtare te presidences.
Kjo vjen si kërkesë e pjesëmarrësve në Konferencën ndërkombëtare të sigurisë e cila do të mbahet të shtunën në Mynih.
Ndër aktivitetet që do të shtyhen janë Seanca solemne e Kuvendit, ngritja e flamurit si dhe parada e forcave te sigurise dhe ajo Policisë.
Adil Behramaj, anëtar i Këshillit organizativ për dhjetë vjetorin e Pavarësisë, ka bërë të ditur se ndryshimet janë bërë për shkak të pamundësisë që të jenë prezentë në seancën solemne disa nga perfaqesuesit e faktorit nderkombetar. Kosova shenon 10 vjet nga shpallja e pavarsise dhe perballet ende me sfida te medha.