Report TV - Qeveria anulon leja mjedisore për HEC-et e Skraparit

2018-05-11 0

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka shpallur akt të pavlefshëm Vendimin e ?Vlerësimit të ndikimit në mjedis? ose ndryshe lejen mjedisore për ndërtimin e dy hidrocentraleve në Skrapar, e miratuar në datën 26 mars të vitit 2015.

Shpallja e pavlefshmërisë së këtij akti i hap rrugën anulimit përfundimtar të tij dhe mosndërtimit të HEC-eve në Skrapar, sikurse premtoi Kryeministri Rama dhe MInistri Blendi Klosi.

Eshtë zbuluar vendimi i ditës së sotme, 15 Shkurt 2018, ku AKM rendit shkeljet, problematikat, pas vlerësimeve dhe verfikimeve të kryera në terren.

Nga verifikimet u konstatuan këto probleme dhe shkelje:

1- Referuar pikës 5 të nenit 20 të ligjit nt. 10440 ?Për vlerësimin e ndikimit në mjedis? të ndryshuar, nëse veprimtaria apo projekti që i është nënshtruar procesit të VNM-së nuk fillon zbatimin në terren brenda 2 vjetëve nga data e deklaratës apo vendimi i për VNM-në, atëhere këto dokumenta konsiderohen të pavlefshme dhe procesi i VNM-së fillon nga e para. Vendimi për VNM paraprake është lëshuar në datat 26 Mars 2015 dhe vlefshmëria e tij është deri në datë 26 Mars 2017, nëse subjekti nuk ka filluar zbatimin e punimeve në terren. Po ashtu, afati i vlefshëmrisë së këtij vendimi është specifikuar në Kushtin 8 ?Mosfillimi i aktivitetit brenda një periudhe kohore dy vjecare sjell për pasojë pavlefshëmrinë e vendimit për ushtrimin e këtij aktiviteti?.