Lihet në burg Ymeraj, ja sa para fitoi hackeri që pritet të ekstradohet në SHBA

2018-05-11 5

Gjykata e Fierit ka dhënë masën ?arrest me burg? për 25-vjeçarin Aldo Ymeraj, i cili akuzohet për krime kibernetike të kryer në dëm të shtetasve amerikanë në Shtetet e Bashkuara. Gjyka e shkallës së parë në fier e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e të riut, ndërsa për të është dhënë masa, arrest me burg 60 ditor me qëllim ekstradimi drejt shteteve të bashkuara të Amerikës.
Hacker-i Aldo Ymeraj njihej me nofkën ?kubanezi? dhe masa e arrestit për të është dhënë me qëllim ekstradimin e tij drej Shteteve të Bashkuara. Grupi "Infraud" në të cilin bënte pjesë Ymeraj ishte themeluar nga një ukrainas e një rus prej rreth 7 vitesh. Sipas dosjes së FBI-së i riu në periudhën 2016-2017, Ymeraj kishte arritur nëpërmjet pajisjes ?Skimmer?të klononte në Shqipëri rreth 1000 karta, llogari bankare si edhe transaksione on line, ndërsa në total ky grup ka klonuar rreth4, 3 milion karta.

Free Traffic Exchange