Ora News - E paditi Shkelzen Berisha. Kush do ta gjykojë Taluant Ballën?

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të Rënda shpall moskopetëncën për shqyrtimin e padisë që Shkëlzen Berisha ka bërë ndaj kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Shkëlzen Berisha dhe Balla u përballën sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Djali i ish kryeministrit paditi për shpifje Ballën lidhur me mospagimin e taksave,në 2009-2011. Pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda djali i ish-kryeministrit Berisha akuzoi deputetin socialist se fshihet pas imunitetit.

Shkelzen Berisha: "Pritshmëria ime është të dalë e vërteta. Taulant Balla ka dalë dhe ka thënë që unë nuk kam paguar asnjë taksë për tre vite.Unë kam me vete dokumenta nga Tatimet që deklarojnë se vetëm në dy vite kam paguar 50 milion lekë taksa. Unë vi këtu në respekt të ligjit, njeriu që nuk respekton ligji është shpifësi që do të flasë pas meje sepse është i vetmi kryetar grupi parlamentar në Europë që nuk zbaton vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit. Është dënuar si shpifës, është dënuar që duhet të paguajë shpifjen dhe fshihet pas imunitetit, Edi Ramës që e trajtion si tualet dhe nuk paguan detyrimin për shpifje. Nëse ky vend do të kishte prokurori, nëse prokuroria do të kishte sado pak dinjitet duhet ta kishte proceduar penalisht sepse refuzon të zbatojë vendimin e formës së prerë të gjykatës. Nuk kam asnjë pritshmëri përpos së vërtetës."

Nga ana e tij kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë me seriozitet atë që ai e quan aferën e privatizimit të CEZ, me një dëm sipas Ballës prej 414 mln euro dhe që pas kësaj afere sipas socialistëve qëndron djali i ish-kryeministri Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkelzen-berisha-ne-gjykaten-e-krimeve-te-renda

Free Traffic Exchange