Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ka firmosur lëvizjet e para na radhët e drejtuesve të Uniformave Blu. Nr.2 i policisë është emëruar një grua. Aida Hajanaj ka marrë detyrën e zv.drejtoreshës së Përgjithshëm, duke qënë krahu i djathtë i Ardi Veliut. Hajanj zëvendëson në këtë detyrë Rebani Jaupin, i cili është emëruar Drejtor i Menaxhimit të të dhënave.
Tabela- Lëvizjet në Polici
Aida Hajnaj- Zv.drejtore e Përgjithshme
Gjovalin Loka- Dr. për Rendin e Sigurinë
Rebani Jaupi- Dr.i Menaxhimit të të Dhënave
Enkeljeda Tosku- Drejtor i Kufirit Tiranë
Theodhori Gravani- Drejtor Shërbimet Mbështetëse
Shaban Nexhi- Drejtor i kufirit e Emigracionit
Andi Likaj- Shefi i iNTERPOL
Shkelzen Rexhepi- Shef sektori EUROPOL