Report TV - Debati pÄ—r arsimin e lartÄ—, Meta-RamÄ—s: Larg Ä“do komunikimi arrogant

2018-05-11 0

Gjatë analizës së Kontrollit të Lartë të Shtetit, të organizuar sot në Universitetin e Durrësit Aleksandër Moisiu, i ftuar ishte edhe presidenti i Republikës Ilir Meta.
Kreu i shtetit në fjalën e tij përshëndetëse, preku edhe çështjen e reformës arsimore.

?Të gjithë duhet të jemi më të vëmendshëm ndaj universiteteve! Duhet të jemi edhe më mbështetës, pasi problemet e arsimit të lartë nuk u takojnë vetëm universiteteve, qeverisë apo institucioneve, por i takojnë të gjithë shoqërisë. Dhe ne e dimë se arsimi i lartë ndeshet ende me sfida mjaft të vështira. Njëkohësisht edhe me vështirësi dhe sfida për zbatimin e ligjit të arsimit të lartë, por jam i bindur që të gjitha këto zgjidhen përmes një reflektimi vetëm pozitiv nga të gjithë aktorët, larg çdo komunikimi arrogant, i cili nuk na ndihmon për t?i konsoliduar reformat dhe për të përmirësuar impaktin e tyre në shoqëri, aq më tepër te të rinjtë dhe te fëmijët tanë?, - tha Presidenti Meta, duke theksuar se standardet e autonomisë universitare e lirive akademike janë jetike për demokracinë.

Free Traffic Exchange