Katër dekanët e Fakulteteve të Tiranës, Artur Sula, Edmond Rapti, Artan Hoxha, dhe Dhori Kule kanë kërkuar shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Në një konferencë për shtyp dekani i Fakultetit të Ekonomikut, Dhori Kule ka rreshtuar një sërë shkeljesh që sipas tij ka bërë rektori Mynyr Koni.
Për këtë 4 dekanët kanë firmosur një letër për fillimin e procedurës disiplinore të shkarkimit të Rektorit të Universitetit të Tiranës. Kjo letrër i është dërguar ministres së Arsimit Lindita Nikolla dhe mban datën 16 tetor 2017. Pjesë nga letra e kërkimit të dorëheqjes. ?Në këto 17 muaj të administrimit të universitetit kemi konstatuar shkelje të rënda dhe të vazhdueshme ligjore në veprimtarinë e rektorit të Universitetit që kanë krijuar një situatë të rëndë paligjshmërie me efekte të drejtëpërdrejta të mos funksionimit normal të të gjitha strukturave të universitetit të Tiranës të cilat janë të lidhura drejtëpërdrejtë ose indirekt me autoritetin e rektoratit të Universitetit.