Policia e Shtetit dhe ajo italiane kanë dhënë detaje në një konferencë për shtyp, lidhur me shkatërrimin e një grupi kriminal të trafikut të kokainës dhe heroinës nga Shqipëria në Itali. Operacioni ndërkombëtar i koduar "Nadir" ka përfunduar me prangosjen e disa shtetasve shqiptarë, italianë dhe rumunë.
Transporti i drogës bëhej nga korrierë të zgjedhur, ndërkohë që kokaina dhe heroina sigurohej në Spanjë dhe Holandë.