Dashmir Xhika mohon akuzat

2018-05-11 0

Dashamir Xhika ka hedhur poshtë akuzat për abuzime me ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan edhe gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Xhika u tha hetuesve se në cilësinë e kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar ka respektuar procedurat për ndërtimin e kësaj rruge.

Nuk kam marrë asnjëherë vendime personale, pasi ky segment ka pasur një supervizior, një komision dhe një bankë e cila lëvronte fondet-mësohet të jetë ish-zyrtari i Ministrisë se Transporteve.

Sipas tij në kontratat për ndërtimin e autostradës figurojnë edhe firmat e të tjerë personave. Edhe dy ish-vartësit e Xhikës, Albens Alite dhe Aksel Qurduka të marrë në pyetje të hënën e kaluar mohuan akuzat,duke i cilësuar ato politike. Prokuroria e Krimeve të Rënda i akuzon ish-zyrtarët e rrugëve për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Sipas hetimeve ata kanë krijuar një skeme korruptive duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 37 milion dollarësh. Për këtë rast janë nën hetim edhe disa ish-zyrtarë.

Një nga emrat e përfolur është ai i ish ?ministrit Edmond Haxhinasto, i cili është shprehur i hapur për t?u hetuar, por duke lenë të kuptohet se hetimi mund të ketë prapavijë politike.