Gabriel: Kosova, kusht për Serbinë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Serbia nuk mund të behet pjesë e Bashkimit Europian nëse nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Kështu është shprehur ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, mbrëmjen e së mërkurës, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në Prishtinë.



"Në Beograd i bëra të qartë Serbisë se nëse dëshiron të ecë drejt Bashkimit Evropian, sundimi i ligjit është kusht parësor, por, natyrisht edhe pranimi i pavarësisë së Kosovës. Kjo është e rëndësishme për Serbinë, pasi në të kundërt nuk do të mund të bëhet anëtarë e BE-së. Por, në të njëjtën kohë është edhe në interes të Kosovës. Kjo është një çështje ku fitojnë të gjithë."



Gabriel theksoi se arritja e një marrëveshjeje është e vështirë, por në fund të dyja palët do të kenë përfitime. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova është e gatshme për një pakt përfundimtar me Serbinë.

?Ne konstatojmë se një zgjidhje finale në mes të Kosovës e Serbisë është e nevojshme dhe duke mos folur për kohën kur do të ndodhë. Ne mirëpresim që të kemi një zgjidhje finale mes Kosovës e Serbisë dhe jemi të vendosur si Kosovë për perspektivën evropiane.?

Gjatë takimit me kryeministrin Haradinaj, Gabriel i bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të bëjnë me shumë në zbatimin e sundimit të ligjit, si dhe të zgjidhin marrëveshjen për Kufirin me Malin e Zi.

Ai siguroi se Gjermania do vazhdojë ta mbështesë Kosovën në përpjekjet për të për të siguruar njohjen e pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Deklarata e ministrit gjerman në Prishtinë vjen pas vizitës në Beograd, ku bisedoi me qeverinë serbe mbi proceset integruese të Ballkanit Perëndimor.

Free Traffic Exchange